LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas takimit me Haradinajn dhe Pacollin: Nuk ka datë të zgjedhjeve pa marrëveshje politike

Limaj pas takimit me Haradinajn dhe Pacollin: Nuk ka datë të zgjedhjeve pa marrëveshje politike

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, si dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kanë biseduar për situatën e krijuar në vend.

Limaj ka thënë se vendi është në prag të zgjedhjeve.


“Janë takime normale, konsultative. Sot e pimë nga një kafe me kolegët, Haradinajn dhe Pacollin. Biseduam për zhvillimet, si të ecim përpara. Besoj që është e qartë se vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt t’i jepet epilog kësaj çështje, sepse duhet data e zgjedhjeve”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Limaj ka shtuar se Presidenti Thaçi duhet sa më parë ta kryejë detyrën e tij që të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Duhet sa më shpejt të mblidhen partitë politike, të caktohet data e zgjedhjeve. Natyrisht edhe Presidenti duhet të kryejë detyrën e vetë, pastaj me dhënë një datë të zgjedhjeve sipas një marrëveshje politike mes partive. Pres takime të veçanta me agjendë të qartë kur të na thërret Presidenti. Mendimi im është sa më shpejt të shkojmë me procedura ligjore, shpresoj që të na thërret Presidenti – pastaj partitë të mblidhen dhe të dakordohen me një datë të zgjedhjeve. Vendin e dërgon në zgjedhje vetëm marrëveshja mes partive politike dhe shpërbërja e Kuvendit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se marrëveshja politike duhet të ndodhë brenda javës së ardhshme.

“Një takim i tillë drejt një marrëveshje politike nënkupton që pozitë e opozitë të jenë në Parlament. Java e ardhshme duhet të jetë vendimtare për ta përmbyllur këtë proces”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori