LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Jemi bashkuar për t’i dhënë shpresë dhe mundësi Kosovës

Limaj: Jemi bashkuar për t’i dhënë shpresë dhe mundësi Kosovës

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në tubimin me qytetarët e Gjakovës, bashkë me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me Ramushin në krye, Kosova do të jetë ndryshe, njofton Klan Kosova.

“Ne u rreshtuam tri ditë më parë për të ardhur në këtë moment që jemi sot. Ne jemi rreshtuar me bindje, angazhim dhe besim që ta kemi Ramushin kryeministër, jemi të kënaqur që kjo ditë po vije”, tha Limaj.


“Duke besuar fort në personalitetin e Ramushit, duke besuar fort në ekipin e tij, ne si Nismë dhe unë personalisht, gjithë energjinë time e kam futur në shërbim për ta pasur Ramushin kryeministër”, theksoi ai.

“Ajo që dua të them është se unë dhe Ramushi njihemi si njerëz që e mbajmë fjalën”, tha Limaj, njofton Klan Kosova.

“Pse Ramushi kryeministër? Sepse ai është një mundësi e madhe për Kosovën. Vendi ynë ka nevojë për energji të reja”, theksoi Limaj.

“Ne jemi bashkuar për t’i dhënë shpresë dhe mundësi Kosovës”, tha Limaj në Gjakovë.

“Me Ramushin në krye, Kosova do të jetë ndryshe. Ne jemi bashkuar me besim të madh në personalitetin e Ramushit, dhe kështu do t’i qëndrojmë afër. Unë jam i nderuar se ëndrra ime po bëhet realitet për ta pasur Ramush Haradinajn kryeministër”, citohet të ketë thënë Limaj.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor.