LAJMI I FUNDIT:

Limaj flet për rezolutën e sotme, thotë se s’do të ketë as ndarje as shkëmbim të territoreve

Limaj flet për rezolutën e sotme, thotë se s’do të ketë as ndarje as shkëmbim të territoreve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për rezolutën e sotme të miratuar nga ana e partnerëve qeveritarë.

Në një tubim në Ferizaj, Limaj ka thënë se rezoluta e sotme tregon se s’do të ketë as ndarje e shkëmbim të territoreve dhe se kjo rezolutë, përfshinë gjithçka që delegacioni duhet t’i përmbahet në bisedimet me Serbinë.


“Nuk ka ndarje të territoreve nuk ka shkëmbim të territoreve, këto janë pallavra. Kjo rezoluta që sot e themeluam, tregon se a kemi vërtetë që të mbrojmë vendin, por a e kemi për kalkulim politik”, ka thënë Fatmir Limaj.

Limaj ka bërë me dije se shumë shpejt FSK do të shndërrohet në ushtri dhe se Kosova përfundimisht do ta ketë ushtrinë e saj, duke thënë se deputetët e Nismës do të jenë konstruktiv dhe do të mbështesin cdo iniciativë që është në të mirë të vendit.

Ai ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk do të mbështes iniciativa të dëmshme për shtetin e  Kosovës, duke thënë se për to do ta ngrisin edhe zërin në Kuvendin e Kosovës.

“Do të jemi pa kompromis kundër gjithë atyre që tentojnë të devijojnë ndërtimin e shtetit tonë. Do të jemi kundër atyre që temat nacionale që i përdorin për tema të ngushta partiake dhe për përçarje të qytetarëve. NISMA Nuk do të mbështesë asnjëherë inciativa të mbrapshta për vendin tonë. Do ta ngrisim zërin në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Limaj.

Sipas tij dialogu me Serbinë nuk duhet të kthehet në një teme politike dhe përçarëse për qytetarët.

“Dhe përfundimisht këtë temë të mos e kthejmë ne temë politike, që e përçajnë Kosovën. Nuk duhet që temat politikat nacionale ti shfrytëzojmë për luftë të brendshme politike. Kushdo që vjen në dialog le të vjen, kush nuk do , të mos vjen. Ku ka njeri në Kosovë që e konteston shtetin e Kosovës, ku do me e gjet atë mbëshetje ai njeri që e konteston shtetin e Kosovës”, ka vazhduar tutje ai./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori