LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ende nuk dimë çka kërkon Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës

Limaj: Ende nuk dimë çka kërkon Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dokument zyrtar nga Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës shtet të pavarur.

Limaj ka potencuar se zyrtarët shtetërorë të Kosovës po shfaqin nguti kur po flasin për shkëputje territori derisa një ofertë e tillë nuk është prezantuar nga Beogradi zyrtar, njofton Klan Kosova.


”Të gjithë e dijnë se çka don Kosova. Finalja është njohja dhe anëtarësimi në OKB. Ajo çka ne nuk e dijmë është oferta e Serbisë, (a ka parë dikush ndonjë dokument zyrtar në Bruksel që Serbia ka dhënë një propozim të saj në tavolinë për çështjen e Kosovës?)”, tha Limaj në Zona B në Klan Kosova.

Limaj gjithashtu ka thënë se Kosova nuk ka asnjë propozim zyrtar se çka mendon ajo [Serbia]. “Ne kemi dëgjuar opinione, por Kosova zyrtarisht ende nuk e ka një dokuemnt ku flitet se me çfarë çmimi e pranon njohjen e Kosovës”.

”Nëse nesër në Bruksel me vullnetin më të mirë me një besim dhe qesim propozimin tonë, atëherë edhe Serbia duhet ta jap ofertën e saj.  Kur kemi një propozim të ndarjes, e marrim atë propozim zyrtar, vijmë në Prishtinë, e negociojmë, a vlen të vazhdojmë apo jo”, tha ai.

”Le ta nxjerr një dokument Serbia në tavolinë se me çfarë çmimi do e njoh Kosovën atëherë e vlerësojmë”.

”Janë të ngutshme deklaratat e zyrtarëve të shtetit. Principet e fillimit të dialogut janë më të rëndësishme sesa përfundimi i tij”, tha Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori