Këngëtarja britanike, Lily Allen, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një fotosesion të ri për markën e njohur të të brendshmeve Intimissimi.

Artistja 40-vjeçare dukej në formë të shkëlqyer, e veshur me një set me print leopardi me detaje dantelle, të cilin e kombinoi me çorape rrjetë dhe një mantel sateni, ndërsa pozonte me vetëbesim para kamerës.


Në një tjetër fotografi bardh e zi, këngëtarja e hitit “Smile” u shfaq me flokë të mbledhur në stil të frymëzuar nga vitet e 60-ta, shkruan DailyMail.

Ajo ka treguar më herët se vitin e kaluar iu nënshtrua një operacioni në gjoks, duke folur hapur për këtë eksperiencë gjatë podkastit të saj Miss Me?, ku diskutoi edhe për raportin e saj me plakjen dhe imazhin trupor.

Së fundmi, gjatë turneut të saj, Lily ndau edhe momente nga koha e lirë në Toronto, ku vizitoi Niagara Falls dhe kaloi kohë me mikun e saj, aktorin Tommy Dorfman.

Ajo publikoi disa fotografi nga udhëtimi dhe momentet e relaksit para një koncerti në qytet.

Ndërkohë, projekti i saj më i fundit muzikor, i cili trajton ndarjen nga ish-bashkëshorti David Harbour, i solli asaj tre nominime në BRIT Awards 2026.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmime këtë vit, këngëtarja vazhdon të jetë aktive në skenë dhe të tërheqë vëmendje si me muzikën, ashtu edhe me paraqitjet e saj publike. /Telegrafi/