LAJMI I FUNDIT:

Lil Nas X publikon imazhe gati nudo nga vaska me shkumë

Lil Nas X publikon imazhe gati nudo nga vaska me shkumë

Fituesi i dy çmimeve “Grammy”, Lil Nas X shkrepi disa ‘selfie’ nudo ndërsa po shijonte një banjë me flluska relaksuese në vaskën e xhakuzit në hotelin e tij të bukur në Belgjikë të martën mbrëma.

Këngëtari dhe reperi 23-vjeçar – i cili mburret me 72 milion ndjekës në rrjetet sociale – tukeej i paturpshëm në fotografi teksa për pak rrezikonte të vinte në pah pjesët intime.

Lil Nas X (i lindur me emrin e vërtetë Montero Lamar) është padyshim krenar për format e tij të trupit dhe në veçanti muskujt barkut, shkruan DailyMail.

Muskujt e interpretuesit të hitit ”Star Walkin” janë lënduar nga kërcimi gjatë koncertit të tij disa orë më parë në Palais 12 në Bruksel.

Lil Nas X – i cili u deklarua si homoseksual në vitin 2019 – publikoi gjithashtu një video të tij duke u zhytur në vaskë ndërsa mbushej dhe mekanizmat po ngrinin edhe më shumë flluska.

Lil Nas X ka qenë beqar që kur i dha fund lidhjes së tij pesë mujore me ish-balerinin e tij mbështetës Yai Ariza, të cilin e puthi në mënyrë të famshme ndërsa performonte në skenë gjatë ceremonisë së çmimeve BET Awards vitin e kaluar.

Ylli i hip-hop-it i lindur në Atlanta dhe 25-vjeçari kolumbian u ndanë në tetor të vitit 2021, por ai vazhdoi të kërcente për të deri në përfundimin e turneut ‘iHeartRadio Jingle Ball’ në dhjetor.

“Fillova në fakt të takohem me të dashurin tim të fundit vitin e kaluar, me të cilin jam ende në marrëdhënie shumë të mira. E dua deri në vdekje. Ai është më i miri. Ndjej se ishte lidhja më serioze që kam pasur ndonjëherë”, tha Lil Nas X për Revistën GQ një vit më parë.

“Është një përgjegjësi. Unë kam dashur dikë për kaq shumë kohë dhe dua që dikush të dashurojë për kaq shumë kohë, por kjo është një përgjegjësi e vërtetë, dhe ju duhet t’i jepni këtij personi kohën tuaj. Dhe më pëlqen të mungoj për një javë për t’u fokusuar…të mos flas me askënd dhe të fokusohem te vetja. Dhe unë jam më i dashuruar me atë që po bëj sesa me njerëzit”, tha Lil Nas X.

Lil Nas X më në fund do të përfundojë turneun e tij të 29-të të titulluar “Long Live Montero” këtë të enjte në klubin spanjoll Sant Jordi në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori