Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 113 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, duke e bërë atë një ndër ndihmat më të mëdha të miratuara nga qeveria amerikane. Zyrtarët siguruan ligjvënësit të mërkurën, se paratë po monitorohen rreptësisht për t’u siguruar që ato po përdoren ashtu siç ka parashikuar Kongresi. Zëri i Amerikës bisedoi me disa ligjvënës mbi shqetësimet e tyre për këtë çështje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përsërit shpesh thirrjet për ndihmë.
“Ne jemi në luftë dhe kemi nevojë për para”, thotë ai.
Ndihma amerikane prej 113 miliardë dollarësh ka ndihmuar në financimin e luftës kundër forcave ruse, një kosto që shumë ligjvënës amerikanë thonë se është e justifikuar.
“Përpjekja jonë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe qytetarët e saj. Kjo është një luftë për mbrojtjen e demokracisë anembanë botës dhe për njerëzit e lirë që i rezistojnë autokratëve brutalë si Putini”, thotë ligjvënësi demokrat, Gregory Meeks.
Megjithatë, ka shqetësime nëse fondet po shpenzohen siç duhet në mes të kaosit të një lufte.
“Unë mbështes një kontroll 100% të fondeve. Unë dua transparencë absolute për çdo dollar të shpenzuar”, thotë ligjvënësi republikan, Cory Mills.
Vitin e kaluar, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i shkruajnë një çek të bardhë Ukrainës. Tre ekspertë të qeverisë amerikane, që mbikëqyrin ndihmën, u thanë ligjvënësve të mërkurën, se nuk ka raste të vërtetuara mashtrimi deri më sot.
“Taksapaguesit amerikanë duhet të ndihen të sigurt, se çdo hap i këtij procesi është i bazuar në parimin e besimit dhe verifikimit. Është në interes të popullit të Ukrainës që të mos ketë ndonjë shpërdorim të pajisjeve, sepse kjo do të zemëronte publikun amerikan”, thotë ligjvënësi republikan Joe Wilson.
Por disa republikanë shprehën shqetësimin rreth ndihmës së Shteteve të Bashkuara për pagat dhe pensionet e qeverisë ukrainase, veçanërisht pasi shumë amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike.
“Si nuk mund të shihet kjo si një ndihmë për pagat e zyrtarëve të qeverisë ukrainase që bëjnë pazar në Paris, apo një vend tjetër?”, pyet ligjvënësi republikan, Warren David.
Zyrtarët thonë se paratë jepen vetëm pasi të miratohet arsyeja e përdorimit të tyre. Në fillim të kësaj jave, një propozim i Senatit që gjithë ndihma të kalojë përmes një zyre mbikëqyrjeje, nuk u miratua.
“Le të krijojmë një mbikëqyrës qeveritar, jo dy, tre, apo 20. Të kemi një zyrë qeveritare për të mbikëqyrur çdo cent që shpenzohet në Ukrainë, e cila do t’i raportonte Kongresit dhe popullit amerikan se si po shpenzohen paratë e tyre të fituara me vështirësi”, thotë ligjvënësi republikan, Josh Hawley.
Ky propozim mund të rikthehet për diskutim gjatë debatit mbi një raund të ri ndihmash për Ukrainën më vonë këtë vit.
“Kongresi është një qendër e ideve. Dhe këtu është një vend i mirë për debate. Por unë mendoj se populli i Ukrainës ka nevojë për mbështetjen tonë, ata e meritojnë mbështetjen tonë”, thotë ligjvënësi republikan, Chris Smith.
Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan një pako të re ndihmash ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Mediat amerikane pretendojnë se Trump është informuar për aktakuzën e ardhshme për shkak të dokumenteve sekrete

Zelensky akuzon Rusinë se po gjuan me artileri njerëzit që përpiqen të largohen nga zonat e përmbytura

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?

Momenti kur forcat ukrainase hodhën në erë tankun rus

Çfarë dihet për digën e shkatërruar ukrainase dhe cilat janë pasojat?

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?