LAJMI I FUNDIT:

Ligji për ndërtimtari në Maqedoni shkakton probleme shtesë (Video)

Ligji për ndërtimtari në Maqedoni shkakton probleme shtesë (Video)

Vetkontrollimi i prodhimtarisë së përgjithshme të materialeve ndërtimore do të krijojë kaos plotësues në sektorin e ndërtimtarisë. Ky është qëndrimi i një pjese të profesorëve universitarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thonë se masa është e mirë, por jo për sistemin në të cilin funksionojmë ne, respektivisht në një shtet ku sundimi i së drejtës është në nivel të ulët, ndërsa korrupsioni është i madh.


”Këto masa për kontrollimin e cilësisë që do të centralizohen nga ndërmarrje të licencuara ose persona juridik që japin A Test dhe të bartet tek prodhuesit, mendoj se është e hershme, sidomos në realitetin tonë. Patjetër të reformohet i tërë sistemi dhe të jemi të kujdesshëm kur zbatojmë masa të decentralizmit”, tha Mirosllav Grçev, profesor universitarë.

Profesorët universitarë konsiderojnë se nevojitet ndryshimi i plotë i ligjit për ndërtimtari, ndërsa të gjitha ndryshimet duhet të jenë në nivel të shtetit, që mos të lihet hapësirë për keqpërdorime. Ligji i ri për materiale ndërtimore parasheh të gjithë ata që gërmojnë rërë, bëjnë beton apo ndonjë material tjetër vetë të garantojnë dhe plotësisht të japin llogari për cilësinë e materialit. Të gjithë ata që nuk kanë deklarata për cilësinë nuk do të mund të marrin pjesë në tenderë.

”Vetë prodhuese jep vërtetim për cilësinë e materialit të tij ndërtimor, gjegjësisht deklaratë për cilësinë e cila plotësisht do ta zëvendësojë A Testin e tanishëm”, deklaroi Nikolla Trajçevski, kryetar i shoqatës për agregate ndërtimore.

Trajçevski thotë se ndoshta në fillim do të ketë vështirësi, por pret që ndërmarrjet në këtë fushë të jenë më të shpejta dhe të zvogëlohet numri i prodhuesve jolojal, por edhe abuzimet e deritanishme.

”Më herët kishte keqpërdorim të A Testit nga një numër i caktuar i koncesionerëve, gjegj1isht nga prodhuesit e agregateve, kështu që e tërë përgjegjësia do të bie mbi kurrizin e prodhuesit”, u shpreh Marija Petrovska, Oda ekonomike.

Nga Oda ekonomike thonë se prodhimtaria e materialeve ndërtimore nga viti në vit shënon rritje. Për gjashtë vite prodhimtaria e betonit është rritur dyfish, gjegjësisht, nëse në vitin 2010 janë prodhuar 176 mijë ton beton, vitin e kaluar kompanitë ndërtimore kanë prodhuar 340 mijë ton beton. Rritje ka edhe tek prodhimi i llaçit, ndërsa rritje shënon edhe prodhimi i rërës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori