Privohet nga liria 42-vjeçari nga Makedonski Brod, pasi në shtëpinë e tij u gjet marihuanë


Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi policia gjeti marihuanë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në fshatin Sllansko, në komunën e Makedonski Brod.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 3 korrik, rreth orës 20:45, nga nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod.
Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, janë gjetur marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale me gjurmë të marihuanës.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Nga
Telegrafi
32 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































