LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” reagon pas deklaratave të ministrave serbë për viktimat e luftës

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” reagon pas deklaratave të ministrave serbë për viktimat e luftës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të shtetit serb lidhur me viktimat shqiptare të luftës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe anti shqiptare të zyrtarëve të lartë serbë, të cilët bëjnë thirrje për mos ndriçim apo dhënien e informacioneve për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, transmeton Telegrafi.

“Kosova, duhet të kushtëzoj vazhdimin e dialogut me Serbinë, me jepjen e informatave zyrtare nga shteti serb për vendodhjen e trupave të pa jete të mija shqiptarëve. Pra, shteti serb vet po e pranon se kanë informacione për vendndodhje e shumë varrezave masive në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Dënoj ashpër gjuhen urrejtëse dhe anti shqiptare të zyrtarëve të lartë serb, të cilët bëjnë thirrje për mos ndriçimin apo jepjen e informacioneve për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

Konsideroj se deklaratat e zyrtarëve shtetërore të Serbisë, janë deklarata të cilat bien ndeshe me të drejtën ndërkombëtare dhe si të tilla ato janë tepër të dëmshme.

Ne, edhe një here i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që të mos ulen në tryezën e bisedimeve me palën serbe, pa ofruar ata të dhënat zyrtare shtetërore për varrezat masive dhe vendndodhjen e trupave të pa jetë të shumë shqiptarëve të zhdukur në luftën e fundit për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova, duhet të kushtëzoj vazhdimin e dialogut me Serbinë, me jepjen e informatave zyrtare nga shteti serb për vendndodhjen e trupave të pa jete të mija shqiptarëve. Pra, shteti serb vet po e pranon se kanë informacione për vendndodhjen e shumë varrezave masive në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë.

Nëse shteti i ynë vazhdon që të jep kompromise me palën serbe për të vijuar dialogun, atëherë shteti ynë tregon mos respekt ndaj viktimave të luftës.

E gjithë bota demokratike, duhet të kuptoi se shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia duhet të marr dënimin e merituar nga bota demokratike.

Gjuha e urrejtjes dhe mos ndëshkimi i kriminelëve serb, dhe avancimi i tyre në pozitat shtetërore në Serbi, tregon se shteti ynë fqinjë, ende udhëheqësit nga diktatorët dhe kriminelët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori