LAJMI I FUNDIT:

Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në Kosovë

Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në Kosovë

Ndërmarrja SOWI KOSOVO L.L.C. me adresë Prishtinë, Mujo Ulqinaku Nr. 12, përmes procedurës së Autorizimit për Ndërtim të Kapaciteteve të Reja, ka ndërtuar gjeneratorin për prodhim të energjisë elektrike nga era, të quajtur Wind Park Selac 2 me kapacitet 34.47 MW në lokacionin ZK Selac, komuna e Mitrovicës.

Në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.


Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike është në proces të vlerësimit final nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Operatori është në pritje të Lejës Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pas përfundimit të procedurave dhe pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë.

Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Dervish Rozhaja”, Nr. 12, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: hrexhaj@ero-ks.org;Tel.038247615/118.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ekonomi
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Ekonomi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kalo në kategori