Janë bërë katër muaj që kur në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por Qeveria e Kosovës nuk ka filluar ndonjë fushatë vetëdijësuese se çfarë duhet të dinë qytetarët e saj për të udhëtuar jashtë vendit pa viza.
Njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejt të fillojë me fushatë vetëdijësuese për qytetarët e saj.
Ai tha se fushata vetëdijësuese kanë ndërmarrë të gjitha vendet e rajonit të cilat kanë kaluar më herët nëpër këtë proces.
“Së paku tremujori i fundit i këtij viti do të duhej të ishte i tëri me fushatë vetëdijësuese, duke ua shpjeguar kështu qytetarëve të drejtat dhe obligimet që dalin nga ky proces. Në mënyrë që periudha pas heqjes së vizave mos t’i gjejë qytetarët e papërgatitur”, tha Hoti.
I pyetur se si e vlerëson paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se do të ketë masa nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, ai tha se “pavarësisht deklaratave të politikanëve të caktuar evropianë, nga ana e BE-së deri më sot nuk ka asgjë zyrtare se gjoja nuk do të mund të hiqen vizat më 1 janar 2024”.
Ai tha se deri më tani BE asnjëherë nuk e ka aplikuar këtë standard ndaj vendeve që synojnë anëtarësimin në BE.
“Por, politika mund t’i bllokojë gjërat po deshi, ashtu siç e kishte bllokuar Kosovën qe sa vite, duke ia dyfishuar numrin e kritereve për plotësim si dhe duke i kërkuar plotësim standardesh që për hir të së vërtetës shumë vende të BE-së s’i plotësojnë as sot”, u shpreh Hoti, për Telegrafin.
Ndërkohë, Hoti potencoi se nëse Kosova e vazhdon edhe më tej kursin e konfrontimit me BE-në në lidhje me problemin me Serbi, atëherë gjërat do të mund të përkeqësoheshin javët dhe muajt në vijim, pa e përjashtuar këtu as pezullimin e përkohshëm të heqjes së vizave.
“Fundja, është politika ajo që vendos për të gjitha”, theksoi njohësi i integrimeve.
Edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se nuk duhet marrë asnjë deklaratë seriozisht deri sa nuk thuhet nga Komisioni Evropian.
Ai gjithashtu u shpreh se pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret vetëm në raste ekstreme.
Shasha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Macron paralajmëron se vetëm në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, liberalizimi i vizave mund të pezullohet.
Sa i përket fushatës vetëdijësuese për vizat, Telegrafi që disa ditë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por ende nuk ka marrë një përgjigje nga ta nëse do të ketë apo jo fushatë vetëdijësuese për qytetarët.
Ndryshe, të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një fjalim para ambasadorëve paralajmëroi masa nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
Ky qëndrim i presidentit të Francës, ka alarmuar partitë opozitare në Kosovë të cilat kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro
Maqedoni, SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe