LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Macron për vizat, Shasha: Mos i merrni seriozisht, është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike

Paralajmërimi i Macron për vizat, Shasha: Mos i merrni seriozisht, është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike
Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK

Të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një fjalim para ambasadorëve paralajmëroi masa nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.

E ky qëndrim i presidentit të Francës, ka alarmuar partitë opozitare në Kosovë të cilat kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.


Në lidhje me këtë drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se nuk duhet marrë asnjë deklaratë seriozisht deri sa nuk thuhet nga Komisioni Evropian.

Ai gjithashtu u shpreh se pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret vetëm në raste ekstreme.

Shasha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Macron paralajmëron se vetëm në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, liberalizimi i vizave mund të pezullohet.

Opozita alarmohet pas paralajmërimit të Macron për vizat: Kurti mos ta rrezikojë lirinë e lëvizjes
Lexo po ashtu Opozita alarmohet pas paralajmërimit të Macron për vizat: Kurti mos ta rrezikojë lirinë e lëvizjes

“Nga ana tjetër Presidenti Macron nuk ka thënë asgjë të re. Konteksti i fjalimit të tij ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Ky ishte fjalimi vjetor para ambasadorëve francez në botë dhe fjalimi ishte fokusuar në pikat neurologjike të botës. Rrjedhimisht ai aty flet 10 sekonda për Ballkanin dhe vetëm në kuptimin e gjësë më të rëndësishme: sigurisë, stabilitetit dhe paqes.

Prandaj ai paralajmëron se në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, patjetër që edhe liberalizimi i vizave mund të pezullohet. Kjo nuk është risi. Por ne sot jemi shumë larg këtij skenari, prandaj përderisa plotësisht mirëkuptoj ankthin që kemi nga kjo puna e vizave duhet të flemë qetë duke ditur se asgjë në BE nuk ka ndryshuar sa i përket kësaj çështje”, ka shkruar Shasha.

Po ashtu Shasha tha se: “Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan më 30 nëntor të vitit të kaluar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Lëvizja pa viza për kosovarët do të mundësohet nga 1 janari i vitit 2024.

Komentet e Macronit vijnë në një kohë kur Kosovës i është bërë thirrje vazhdimisht të kthehet në dialog me Serbinë dhe t’i organizojë zgjedhjet e reja në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori