LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne ishte përballur me bulizëm pas dështimit të parë në “X Factor”

Liam Payne ishte përballur me bulizëm pas dështimit të parë në “X Factor”
Liam Payne (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Amazon Fashion Europe/Guliver)

Pjesëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, ka treguar për herë të parë vuajtjet që përjetoi pas audicionit të parë të dështuar në 2008.

Ai para se të mbërrinte famën kishte punuar në kompaninë e ushqimeve të shpejta, McDonald’s, aty ku u përball edhe me ofendime, shkruan Mirror. Duke treguar për “Jordan Stephens’ Spotify“, Liam pranoi se kur  ishte vetëm 15 vjeçar, njerëzit e poshtëronin  në rrugë duke i bërtitur dhe duke e sharë.

Përkundër faktit se ai ishte një adoleshent dhe tentoi për vite me radhë të arrinte në krye të listës, Liam nuk pati sukses, andaj njerëzit filluan ta shihnin si një dështim të vërtetë.

Liam Payne në vitin 2010 (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images)

“Njerëzit do të talleshin me mua në rrugë dhe të gjitha llojet kur unë isha, si 15 ose 16 vjeç. Unë dikur shkova në McDonald’s kur isha 16 vjeç dhe u ngrita për të porositur gjërat e mia, shkova të ulem me vajzën me të cilën isha në atë kohë dhe një grup i vogël në krye të shkallëve bërtitnin, ‘X Factor refuzon'”.

“Atëherë i gjithë restoranti po më shikonte. Ishte një moment me të vërtetë i urryer, si me thënë,‘Oh, tani e di se si do të humbasësh famën”.

“One Direction” në vitin 2011 (Foto: Tim Whitby/Getty Images/Guliver)

Ndërsa thashethemet për një ribashkim të “One Direction” lundrojnë në botën e spektaklit, 26-vjeçari ndau mendimet e tij pse e ndjen grupin të ndarë.

Kjo mund të nënkuptojë që djemtë janë përfundimisht të gatshëm të ribashkohen për përvjetorin e tyre të dhjetë, pasi shënohet një dekadë që kur gjetën famë në X Factor në 2010. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori