LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski te Barcelona: Pritet zyrtarizimi i marrëveshjes – por jo edhe prezantimi

Lewandowski te Barcelona: Pritet zyrtarizimi i marrëveshjes – por jo edhe prezantimi

Barcelona më në fund ka arritur një marrëveshje për të transferuar sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski për rreth 50 milionë euro.

Skuadra e Xavit e ka ndjekur yllin polak gjatë gjithë verës, por duket se ka arritur nënshkrimin e tij me lojtarin që do të fluturojë në Spanjë të shtunën (sot) pasi të dy klubet ranë dakord për një tarifë.


Lewandowski – i konsideruar gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror – madje mund të nënshkruajë me kohë për t’u bashkuar me Barcelonën në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara, me Bayernin që do të vendoset për një tarifë prej 50 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse.

E kryer, Bayern Munich e njofton Barcelonën se e ka pranuar ofertën për Robert Lewandowskin
Lexo po ashtu E kryer, Bayern Munich e njofton Barcelonën se e ka pranuar ofertën për Robert Lewandowskin

Ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare në Camp Nou dhe klubi shpreson të përfundojë transferimin deri të dielën.

Lewandowski ka synuar të largohet nga Bayerni – shtëpia e tij për tetë sezonet e fundit – pas një mosmarrëveshjeje me klubin, duke u thënë atyre ‘historia ime ka mbaruar’ dhe duke refuzuar të tërhiqet nga dëshira e tij për një sfidë të re.

Ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Bayern mund të ketë vetëm një mundësi për të fituar para për një lojtar të cilësisë së tij këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori