LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski më në fund flet për dështimin e transferimit të tij në Blackburn në vitin 2010

Lewandowski më në fund flet për dështimin e transferimit të tij në Blackburn në vitin 2010

Robert Lewandowski mund të kishte luajtur për Blackburn Rovers nëse nuk do të ishte shpërthimi i një vullkani në vitin 2010 ndërsa ai jep versionin e tij për historinë famëkeqe të transferimit.

Shpërthimi i vullkanit Islandez Grimsvotn me të vërtetë e pengoi Lewandowskin të nënshkruante potencialisht për klubin e atëhershëm të Ligës Premier, 10 vjet më parë.

Lewandowski, i cili ka krijuar një karrierë të pabesueshme në Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, kishte shansin të kalonte në Blackburn, i cili, në atë kohë, menaxhohej nga Sam Allardyce.

Sulmuesi polak dëshironte të udhëtonte në Angli për të parë fushën e stërvitjes dhe për të takuar menaxherin, por fluturimi i tij për në Lancashire u anulua si rezultat i reve të hirit vullkanik i cili e ndaloi atë të fluturonte për në Angli.

Duke kujtuar bisedimet e tij me Blackburn, Lewandowski zbuloi gjithë historinë.

“Unë pata mundësinë të bashkohesha me Blackburn. Por, unë doja të shihja se si dukej Blackburn, terrenin stërvitor, vendin ku u takova me Sam Allardyce”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Ishte në Poloni pas një loje. Mendova se ai ishte një djalë i mirë, një trajner shumë i mirë”.

“Ai ishte i përgatitur të merrte një lojtar të ri i cili ishte diçka e re dhe mund të ishte diçka e veçantë. Ai donte të vinte në Poloni për të parë mua. Kjo ishte bukur”.

“Kishte shumë oferta për të menduar kur po largohesha nga Poznan. Doja të dija nëse shkoja atje: “Çfarë do të merrja? Çfarë do të mësoja?”.

“Mendoj se do të ishte mirë nëse do të kisha shkuar në Blackburn, por do të doja të shkoja dhe të shihja qendrën stërvitore, stadiumin. Nuk mund të shkoja për shkak të reve. Ishte vullkani. Vullkani me re hiri”.

“Ishte një javë dhe askush nuk mund të fluturonte në Evropë. Fluturimi u rezervua, por ne nuk mund të largoheshim. Kjo më ndryshoi jetën. Nëse do të kisha shkuar në Blackburn mbase do të kisha qëndruar atje”, përfundoi polaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori