LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski kërcënohet me lënie në stol nëse vazhdon paraqitjet e dobëta

Lewandowski kërcënohet me lënie në stol nëse vazhdon paraqitjet e dobëta

Statistikisht, nuk ka asnjë skuadër në pesë ligat e mëdha evropiane që është më e keqe në përfundimin e mundësive të saj sesa Barcelona këtë sezon. Blaugranët kanë një deficit të madh të golave, shumë më poshtë se rivalët e tyre dhe kjo u ka kushtuar atyre me pikë në shumë raste. Një nga figurat nën presion si rezultat ka qenë Robert Lewandowski, i cili po rrezikon vendin e titullarit.

Sulmuesi polak është ende golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 9 gola, por konvertimi i rasteve është në nivel të ulët dhe ka shënuar vetëm tre herë që nga shtatori. Me ardhjen e sulmuesit brazilian Vitor Roque, do të ketë edhe më shumë presion mbi Lewandowskin për të filluar të shënojë më shpesh.


Menaxheri Xavi Hernandez thuhet se e kritikoi Lewandowskin gjatë ndeshjes së tyre të fundit të vitit kundër Almerias, e cila rezultoi me një fitore 3-2.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut dha asistimin vendimtar, por vazhdoi të humbasë mundësitë e tij.

Katër ‘pesha të rënda’ të Barcelonës ‘nuk i kuptojnë’ idetë e Xavit
Lexo po ashtu Katër ‘pesha të rënda’ të Barcelonës ‘nuk i kuptojnë’ idetë e Xavit

Sipas gazetës Marca, Xavi beson se zhgënjimi i tij në pjesën e parë kundër Almerias është kuptuar nga skuadra, dhe në veçanti, Lewa është paralajmëruar se nuk do të ketë ‘të paprekshëm dhe asnjë privilegj’ pavarësisht statusit.

Kjo vjen në kontekstin e presionit të bordit të Barcelonës. Hierarkia ka kërkuar një qasje më disiplinore nga Xavi, dhe në veçanti nuk e kanë kuptuar pse polaku  vazhdon të luajë pa pushim ose rotacion, pavarësisht formës së tij të dobët.

Sigurisht forma e Lewandowskit ka qenë një nga problemet kryesore të bazës së tifozëve dhe një nga dallimet kryesore midis këtij sezoni dhe gjysmës së parë të të sezonit të kaluar.

Lewandowski është përgjegjës për përmirësimin e performancës së tij, por në fund të fundit Xavi do të duhet të punojë se si të nxjerrë më të mirën prej tij pasi është e vështirë të imagjinohet Barcelona të ketë sezonin që i nevojitet pa rikthimin e Lewas në më të mirën e tij. /Telegrafi/