Robert Lewandowski është lodhur nga fjalët që e lidhin me Real Madridin, duke shtuar se nuk i interesojnë thashethemet. 

Ditë më parë në mediat spanjoll qarkullonte një lajm ku lojtari i ishte ofruar Real Madridit përmes menaxherit të tij.


Lewandowski edhe një herë ka thënë se nuk do të merret me thashethemet e medieve.

RobertLEwandowski e1512509697781 Lewa duke festuar golat

“E di këtë situatë shumë mirë. Dëgjoj spekulime çdo ditë”.

“Thashethemet nuk më interesojnë mua dhe nuk kam, asgjë më shumë për të shtuar”.

"Nuk e kam asnjë ide se nga ka ardhur ideja e këtij shkrimi”.

lewandowski real 1 Tash e sa vite e lidhin me një kalim te Real Madridi

“Nuk e di që ata [agjenti Cezary Kucharski dhe Real Madrid] kanë biseduar. Mendoj që është një pikë tjetër e spekulimeve”.

Lewandowski edhe në janar kishte hedhur poshtë spekulimet që e largojnë atë nga Bayern Munich drejt Los Blancos. /Telegrafi/

telegrafi sport app