LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e artit ku Lindja takohet me Perëndimin

Lëvizja e artit ku Lindja takohet me Perëndimin

Një ekspozitë në Dubai i kushtohet artit modernist arab shekullit të XX-të.

Vitet e fundit, pikturat dhe skulpturat e shekullit të kaluar, të krijuara nga artistët arabë, kanë shënuar rekorde në ankande.


“Mund të gjeni sekrete që janë të panjohura në libra”, thotë për këto vepra, drejtoresha e panairit të njohur ndërkombëtar të artit të quajtur Art Dubai. Myrna Ayad.

Art Dubai organizoi një ekspozitë të veçantë që synon të mënjanojë idetë e gabuara për artin në rajon. Shumë nga artistët më të shquar ishin gra, disa të shkolluara në Perëndim, disa autodidakte, por që të gjitha kanë krijuar imazhe emocionuese duke përdorur një stil më të lirë e më abstrakt.

Për më shumë, shikojeni videon: KËTU. /Telegrafi/