LAJMI I FUNDIT:

Letra e ish-të dashurës së Carreyt e shkruar dy vite para se të vetëvritej: Ti më njoftove me kokainën, prostitutat dhe më infektove me herpes (Foto)

Letra e ish-të dashurës së Carreyt e shkruar dy vite para se të vetëvritej: Ti më njoftove me kokainën, prostitutat dhe më infektove me herpes (Foto)

Në një letër të shkruar dy vjet para se të bënte vetëvrasje, ish- e dashura e Jim Carreyt e akuzonte aktorin se e ka ekspozuar ndaj jetës së shthurur seksuale, drogave dhe se e ka infektuar me herpes.

Letra ishte shkruar nga Cathriona White më 8 prill të vitit 2013 në iPad-in e saj. Nuk dihet nëse ia ka dërguar Carreyt para se të bënte vetëvrasje apo thjesht kishte mbetur në pajisjen e saj.


Jim Carrey dhe e dashura e tij e ndjerë, Cathriona White

Në kohën kur bëri vetëvrasje (më 28 shtator 2015), ajo dhe komiku hollivudian ishin ndarë, pasi Cathriona kishte dalë pozitive në herpes, ndërsa Carrey thoshte se ai nuk e ka pasur këtë sëmundje dhe se ish-e dashura ishte infektuar para se të njihej me të.

Carrey do të gjykohet për vdekjen e ish-të dashurës, ai e furnizonte me barnat që ajo vrau veten
Lexo po ashtu Carrey do të gjykohet për vdekjen e ish-të dashurës, ai e furnizonte me barnat që ajo vrau veten

Familja e White ka ngritur padi kundër aktorit 55-vjeçar, të cilin e akuzojnë se ia ka dhënë barnat, me të cilat ajo kishte bërë vetëvrasje. Dhe gjatë hetimeve, avokatët e familjes e kanë gjetur këtë letër që është publikuar nga DailyMail.com.

Letra në Ipad-in e Cathriona White (Daily Mail)

Në letër, Catriona e përshkruan me fjalë të saj lidhjen e trazuar me Carreyn dhe përshkruan se si e trajtonte ai. Mes tjerash, ajo e akuzon aktorin se ia ka ngjitur sëmundjen seksualisht të transmetueshme dhe asaj i duhej të jetonte me të.

Por, komiku edhe pse e kishte mohuar se ia ka ngjitur herpesin, asokohe ishte shprehur i gatshëm që t’i jepte para për t’u mjekuar, ndërsa ish-e dashura e tij kishte angazhuar avokatë për këtë gjë. Sidoqoftë, aktori nuk e ka treguar shumën e parave që ia ka paguar asaj.

“Dua që të kesh kujdes kur të jesh me femra tjera dhe të kujdesesh për trupin tënd dhe për ndikimin që kanë veprimet tua ndaj njerëzve. Nuk dua që të mos më respektojnë, ashtu si ke bërë ti”.

Ata ishin ndarë dhe ribashkuar disa herë (AKM-GSI/Splash News)

“Para se të njihesha me ty, ndoshta nuk kam pasur shumëçka, por kam pasur respekt, kam qenë e lumtur. E doja jetën, kisha vetëbesim dhe ndihesha mirë në lëkurën time dhe isha krenare për shumicën e vendimeve që i merrja”.

Detaje rrëqethëse nga vetëvrasja e ish-të dashurës së Carryet dhe mesazhi i saj lamtumirës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Detaje rrëqethëse nga vetëvrasja e ish-të dashurës së Carryet dhe mesazhi i saj lamtumirës (Foto/Video)

“Kur u takova me ty, ti më njoftove me kokainën, prostitutat, abuzimin mendor dhe sëmundjen. Më ke blerë gjëra, por duke qenë me ty, më ke thyer si person, Jim”, shkruan mes tjerash në letrën e Cathrionas.

Carrey dhe White ishin ribashkuar në vitin 2015, përkundër se ajo e kishte paditur më herët, ndërsa ishin ndarë sërish pak para se Cathriona të bënte vetëvrasje. /Telegrafi/

Carrey në funeralin e ish-të dashurës (RSVP Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori