LAJMI I FUNDIT:

Leonardo Uka, futbollisti i Grasshoper dhe Kosova U-19 premton shumë

Leonardo Uka, futbollisti i Grasshoper dhe Kosova U-19 premton shumë

Të ushtroj futboll ka nisur që nga mosha 7 vjeçare. Talenti dhe pasioni i madh për futbollin ka bërë që Leonardo Uka të cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë të rinj në Zvicër. 

“Jam Leonard Uka. Luaj për Grasshoper në Zvicër. Jam edhe lojtar i Kosovës, grupmoshat U-19 dhe jam shumë i kënaqur për këtë punë”, thotë për RTV Dukagjinin, Leonardo Uka.


Aktualisht është pjesë e klubit zviceran, Grasshoper ku në sezonin e fundit ka luajtur për grup moshat U18-të duke rrëmbyer vendin e parë. Për të ka pasur oferta nga klube të ndryshme në Zvicër dhe jashtë saj.

”Kam disa oferta dhe pasi të kthehem në Zvicër do të mendoj për të ardhmen. Ende nuk kam marrë ndonjë vendim”, shton talenti nga Gjakova.

18 vjeçari nga Gjakova ka luajtur për Kosovën U17-të në kualifikimet për Evropian ndërsa tani është i ftuar nga trajneri Ramiz Krasniqi të grupmoshat U19-të, ku ka zhvilluar disa ndeshje.

“Kur e kam parë se Kosova po zhvillohet me hapa shumë të shpejt, atëherë kam thënë pse të mos luaj edhe unë për Kosovën. Më shumë ndjehem krenar të luaj me Kosovën se me kombëtaret tjera. Shpresoj që sa më shpejt të luaj me yjet si Milot Rashica apo Arbër Zeneli”, përcjell Telegrafi.

I lindur dhe i rritur në Zvicër, por dëshira e tij është vetëm që të luaj për Kombëtaren e Kosovës, pasi sipas tij ekipi Dardan është rritur shumë në futboll.

Futbollisti që Leonardo dëshiron të ndjek hapat e tij është ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai thotë së është e vështirë por me punë mund të arrihet çdo gjë.

“Për momentin më pëlqen më së shumti Milot Rashica. Besoj se me punë mund të arrihet gjithçka”, shtoi më tej Leonardo Uka.

Nëse do të zgjidhte në mes të Zvicrës dhe Kosovës, ai për këtë nuk ka asnjë dyshim se do të zgjidhte Kosovën.

“Pa asnjë dyshim”, tha më tej Leonardo Uka.

Për talentin kosovar kanë shkruar edhe mediat në Zvicër për shkak të aftësive të tij si një mesfushor që premton shumë për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori