LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio fotografohet me një maskë mbrojtëse gjatë xhirimeve, teksa do të luajë profesorin në filmin e ri komedi

Leonardo DiCaprio fotografohet me një maskë mbrojtëse gjatë xhirimeve, teksa do të luajë profesorin në filmin e ri komedi

Ai është një ikonë e Hiollywoodit me këmbë në tokë.

Leonardo DiCaprio, 46 vjeç, përgënjeshtroi statusin e tij të yllit duke vendosur rehati ndaj modës këtë javë kur ai u pa për të shkuar në punë në Boston, shkruan DailyMail.


Fituesi i çmimit “Oscar” dukej i veshur në mënyrë sportive, teksa flokët e tij ishin të lëshuara gjatë xhirimeve të komedisë së tij të ardhshme “Don’t look up” me Jennifer Lawrence.

Duke dalë me një mburojë mbrojtëse të tejdukshme të fytyrës, Leo dukej i relaksuar duke arritur të vendoste atë maskë mbrojtëse që me gjasë do ta shoqëronte gjatë gjithë ditës së ngarkuar të punës.

Nën mburojë, mjekra e kaftë e DiCaprios ishte e dukshme dhe ai dukej i bukur me syze të zeza.

Ylli kishte veshur pantallona të gjera ngjyrë gri, një bluzë të bardhë dhe një pallto të zezë si dhe një palë këpucë në ngjyrat blu dhe kaltërt.

I njohur botërisht për punën e tij dramatike, Leo po planifikon të tregojë muskujt e tij edhe në zhanrin komedi në filmin e ardhshëm me bashkë-protagoniste Jennifer Lawrence.

Lawrence dhe DiCaprio u panë më vonë gjatë ditës së premten duke xhiruar jashtë në Boston, i cili u shndërrua në New York City për filmin.

Në filmin “Don’t Look Up” luajnë gjithashtu: Rob Morgan, Jonah Hill, Tyler Perry, Timothee Chalamet, Ron Perlman, Cate Blanchett, Meryl Streep, Chris Evans, Ariana Grande dhe Kid Cudi.

Xhirimet ishin planifikuar të fillonin në shkurt të vitit 2020 por pandemia e coronavirusit e detyroi prodhimin të shtyhej deri në prill.

Ato pritet të përfundojë muajin tjetër. Filmi është planifikuar të dalë në vitin 2021 por një datë e saktë nuk është caktuar ende.

Netflix publikoi një ‘trailer’ të shkurtër për filmin, duke u përqëndruar në personazhet e JLaw, Kate Dibiasky dhe Dr. Randall Mindy të Leonardo DiCaprio. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori