LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio e nis vitin 2023 me disa bukuroshe në jahtin e tij luksoz brigjeve të Karaibeve

Leonardo DiCaprio e nis vitin 2023 me disa bukuroshe në jahtin e tij luksoz brigjeve të Karaibeve

Leonardo DiCaprio vazhdoi të shijonte pak argëtim nën diell në fillim të Vitin të Ri 2023 në brigjet e St. Barts të hënën me disa bukurosheve të veshura me bikini.

Fituesi i çmimit “Oscar”, 48 vjeç, shfaqi trupin e tij në një paraqitje pa këmishë teksa zhytej në rrezet e diellit në bordin e një jahti luksoz, shkruan DailyMail.

Leo i cili shoqërohej në jaht me mikun Tobey Maguire, bëri rrugën e tij rreth kuvertës së jahtit me mbathje noti blu përpara se të hynte në ujë për një zhytje rigjallëruese.

Ai kishte vënë një gjerdan zinxhir argjendi që vezullonte, teksa flokët e tij kishin disa fije të thinjura.

Aktori i filmit “Titanic” dukej i qetë ndërsa bisedonte me miqtë e tij në bordin e varkës, ku përfshihej mes të tjerash bukuroshja Madison Headrick, e fejuara e mikut të tij Joe Nahmad.

Madison kishte veshur një palë bikini me ngjyrë blu dhe mbuloi sytë me dorën e saj ndërsa bisedonte me Leon.

Në një moment gjatë bisedës së tyre, aktori hodhi dorën në ajër për të vënë në dukje fjalët e tij.

Leo vazhdoi të shoqërohej me miqtë në kuvertë përpara se përfundimisht të zhytej në ujë.

Aktori zbriti me kujdes një shkallë që të çonte tek dallgët dhe kapi parmakun ndërsa inspektonte ujin.

Përfundimisht, ai u hodh në ujë për një zhytje freskuese përpara se të kthehej në kuvertë.

Paraqitja e fundit e aktorit vjen pak kohë pasi ai së fundmi u lidh me modelen Victoria Lamas. Ata u panë së bashku tri herë në një javë në fund të muajit të kaluar, pas raportimeve se Gigi Hadid nuk ishte ‘serioze’ për romancën e tyre jetëshkurtër.

Ndërkohë që aktori i Hollywoodit dhe Hadid thuhet se ishin ende në lidhje në fund të nëntorit, superylli duket se po vazhdon flirtimin me vajzën e Lorenzo Lamas.

Dalja e Leos me Victorian vjen pasi ai i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me bukuroshen Camila Morrone, 25 vjeçe, në gusht të vitit 2022, pohoi një burim i afërt me Leon për tabloidin britanik The Sun.

Victoria lindi më 24 prill 1999 – dy vjet pasi u publikua filmi ikonik i Leos në vitin 1997, “Titanic” – dhe është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe modeles Shauna Sand.

Lorenzo, 64 vjeç, është më i njohur për rolin e Lance Cumson në telenovelën e viteve 1980, “Falcon Crest”.

Ai gjithashtu luajti në filmin “Grease” të vitit 1978 si personazhi i vogël Tom Chisum, i cili ishte kapiteni i ekipit të futbollit të Rydell.

Ndërkohë, Shauna, 51 vjeçe, është një aktore amerikane.

Victoria duket se do të ndjekë hapat e prindërve të saj të famshëm pasi është një aktore aspiruese, e cila po përpiqet të krijojë një emër për veten në ekran. Ajo ka pasion fotografinë dhe është gjithashtu një artiste që krijon vepra arti të pabesueshme me akrilik dhe bojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori