eksperti-banner

Argjentina ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Austrinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të Grupit J.

Heroi i takimit ishte sërish Lionel Messi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 38-të.


Kapiteni argjentinas u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur në fillim të ndeshjes, duke shënuar një gol të bukur nga skaji i zonës për t’i dhënë tri pikë të arta skuadrës së Lionel Scalonit.

Argjentina dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi raste të shumta, ndërsa Austria tentoi të reagojë në pjesën e dytë.

Rasti më i mirë për austriakët erdhi në minutën e 55-të, kur Marcel Sabitzer provoi nga goditja e lirë, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Leo Messi pas një aksioni të bukur pasoi te Julian Alavarez, i cili gjuan, portieri mbron, ndërsa nga topi i kthyer me dy tentime, ylli botëror kompletoi golin e pestë.

Me këtë fitore, Argjentina ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshje dhe siguron matematikisht kalimin në fazën tjetër si një nga skuadrat më bindëse të grupit. Në anën tjetër, Austria mbetet me tri pikë.

Përveç fitores, kjo mbrëmje ishte historike edhe për Messin, i cili me golin ndaj Austrisë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri në turneun më prestigjioz të futbollit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app