LAJMI I FUNDIT:

Lenny Kravitz koncert në Shkup për të promovuar albumin e ri

Lenny Kravitz koncert në Shkup për të promovuar albumin e ri

Avalon Production njofton që në kuadër të turneut evropian, dhe për promovimin e albumit të tij më të ri “Raise Vibration”, Lenny Kravitz do të vizitojë Shkupin më datën 3 maj në VIP Arena.

Nga të gjitha vendet në rajon, Shkupi dhe Sofja janë të vetmet qytete ku fansat do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen e fantastike të Lenny Kravitz.


Ekskluziviteti i kesaj shfaqjeje mjafton dihet për faktin se ky turne nuk përfshin qytete të tilla si Zagrebi dhe Athina.

Pas albumit të fundit ”Strut”, i cili ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm, askush nuk priste që Lenny të rikthehej në turne për këtë kohë kaq të shkurtër, por “Raise Vibration”.

është në nivelin e albumeve të tij më të mira deri më tani dhe radio hiti tij i fundit “Low” është tashmë i njohur mirë për të gjithë.

Koncertet e Lenny Kravitz hyjnë në listën e ngjarjeve të cilat duhet të shihen përpara se të vdisni, sepse ato janë kulmi në industrinë e performancave live.

“American Woman”, “Are You Gonna Go My Way”, “Believe”, “Fly Away”, “Again”, “Let Love Rule”, “Chamber” janë vetëm disa nga hitet që do të kemi mundësinë të dëgjojmë ne Shkup, në sallën Vip Arena, një sallë kjo me një kapacitet prej dhejtëmijë vizitorësh.

Rave Travel ju mundëson që të bëheni pjese e këtij koncerti madhështor, poashtu edhe e shumicës së eventeve që do të mbahen në Ballkan dhe Europe gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori