LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në Suharekë derisa po priste dru në pyll

Lëndohet një person në Suharekë derisa po priste dru në pyll
Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke prerë dru në pyll në fshatin Javor të Suharekë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke prerë dru në pyll ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/