Pedri u detyrua të zëvendësohej në gjysmën e parë të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit për shkak të lëndimit.

Blaugranët e humbën njërin prej mesfushorëve kyçë që në fraksionin e parë të sfidës së Ligës së Evropës që u zhvillua në Camp Nou.


Sergi Roberto u inkuadrua për ta zëvendësuar 20-vjeçarin në takimin që përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).

Katalunasit kanë lëshuar një komunikatë në lidhje me lëndimin duke thënë se ka pësuar një lëndim muskulor.

“Pedri i FC Barcelonës e ka lënduar muskulin rectus femoris në kofshën e tij të djathtë. Do të bëhen ekzaminime tjera mjekësore për ta përcaktuar lëndimin e plotë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Mundo Deportivo ka raportuar se Pedri pritet të mungojë ndërmjet tri dhe katër javë që është një goditje për trajnerin Xavi Herandez, i cili e mbështet shumë lojën te cilësitë e talentit të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app