Adriana Matoshi është një ndër aktoret më të preferuara të publikut shqiptar.

Aktorja 38-vjeçare ka bërë për vete shumë fansa në saje të rolit të “Sasës” në serialin “O Sa Mirë”.

Luan rolin e studentes çamarroke, 'Sasa' tregon se si dukej në të vërtetë kur ishte në shkollë Luan rolin e studentes çamarroke, 'Sasa' tregon se si dukej në të vërtetë kur ishte në shkollë

Kjo ka bërë që të merr shumë përgëzime, por edhe shumë pyetje prej fansave të ndryshëm në rrjetet sociale.

Kohët e fundit është pyetur për lëkurën e butë dhe pa rrudha, ku ka zbuluar edhe sekretin e suksesit.

“Më keni vet shpesh se çka përdori për lëkurë që e kam të butë e pa rrudha, vendosa që publikisht përmes kësaj video t’ju kthej përgjigje të gjithave. Blinas Cream është krema që e përdori tash e shumë kohë është krem bio. Besoj që kushdo që e përdorë këtë krem ka me u nda i/e kënaqur”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Aktorja më mirë e njohur si “Sasa”, së fundi është shpërblyer edhe me çmimin e aktores më të mirë në festivalin e filmit “South East European Film Festival”, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

"Sasa" publikon një imazh në poza joshëse "Sasa" publikon një imazh në poza joshëse

Aktorja së fundi ka luajtur edhe në filmin “Martesa” të regjisores së mirënjohur shqiptare, Blerta Zeqirit.

Ndryshe, Matoshin do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike si dhe teatrale. /Telegrafi/