LAJMI I FUNDIT:

“Lëkura i ndryshoi ngjyrë dhe nuk mund të fliste”, gruaja e legjendës turke tregon vuajtjet e Rustu Recber nga coronavirusi

“Lëkura i ndryshoi ngjyrë dhe nuk mund të fliste”, gruaja e legjendës turke tregon vuajtjet e Rustu Recber nga coronavirusi

Gruaja e ish-portierit turk, Rustu Recber, Isil ka folur për betejën e tij me coronavirusin, duke zbuluar sesi lëkura e tij ndryshoi ngjyrë dhe si ai nuk mund të fliste.

Rustu Recber momentalisht ka 46 vjet dhe gjendet i shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me coronavirus.


Për vuajtjet e tij dhe situatën e portierit ka folur gruaja e ish-legjendës turke, Isil.

Portieri legjendar turk, Rustu Recber rezulton pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Portieri legjendar turk, Rustu Recber rezulton pozitiv me coronavirus

“72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe shpresoj që tani e tutje ato do të jenë më të mirë. Dua të falënderoj pafund për të gjithë ata që janë me ne, nga ana jonë, tani”, ka thënë fillimisht Isil për Fanatik.

“Kjo është beteja për të qenë kundër një virusi të ri që ka ndryshuar në madhësi dhe nuk është i njohur për trupin e njeriut. Zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm”.

“Ky virus nuk qëndron në fyt ose hundë, ai lëviz shpejt në mushkëri, ku arrin menjëherë për tu shumuar dhe për të filluar pneumoninë”.

“72 orët e para janë shumë kritike. Rustu kishte ethe për ditë e orë të tëra. Simptoma të çuditshme që ai nuk i ka provuar, ndjerë apo parë më parë. Ai vuajti nga dobësia e fortë, lodhja, humbja e oreksit”.

“Lëkura e tij u kthye në mavi, si buzët e tij. Ai merrte frymë shpejt dhe e kishte të vështirë ta bënte këtë, përveç një kolle që nuk mbaronte. Ai gjithashtu nuk mund të fliste dhe kishte një puls të parregullt”, përfundoi gruaja e Recber.

Ndryshe, Recber është lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren e Turqisë, plot 120, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klube të njohura si Fenerbahce, Besiktas dhe Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori