LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Të hiqet taksa për artikujt esencial, paga minimale të bëhet 350 euro dhe të përfshihen veteranët

Lekaj: Të hiqet taksa për artikujt esencial, paga minimale të bëhet 350 euro dhe të përfshihen veteranët

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj gjatë debatit parlamentar ka kërkuar që për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial.

Lekaj gjithashtu ka kërkuar të ridraftohet Ligji për Pagën Minimale, duke i përfshirë dhe veteranët.


“Për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial, siç janë buka, mielli, vaji, sheqeri, produktet e qumështit, të mishit e kështu me radhë. Për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve, si nafta, benzina dhe gazi”, tha Lekaj, shkruan Telegrafi.

Ai ka theksuar se shuma e pagës minimale duhet të bëhet 350 euro.

“Ta ridraftojë Ligjin për Pagën Minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngritët në 350 euro dhe në këtë Ligj të përfshihen edhe veteranët. Kuvendi i Kosovës, para se të shkojë në pushimet e verës, ta miratojë Ligjin e Pagave dhe të fillojë zbatimi i tij të menjëhershëm. Të rikthehet dhe të miratohet Projektligji për Tërheqjen e Kursimeve të Trustit. Të rishikohen kontratat për kryerjen e punimeve të ndryshme, që janë lidhur në vitin 2019, 2020 dhe 2021 dhe të harmonizohen në përputhje me rritjen e çmimeve”, theksoi Lekaj.

Sipas deputetit të AAK-së, Kosova po shkon në krizë politiko-ekonomike.

“Në kohën kur nuk ka rritje të pagave dhe kur të gjitha shërbimet dhe produktet janë në rritje, Kosova po shkon në qorr-sokak dhe në krizë politiko-ekonomike që vështirë do të mund t’ia dalin. Qeveria Kurti nuk është treguar e shkathët t’i përgjigjet me masat e duhura kësaj situate ndonëse kanë kaluar 18 muaj qeverisje”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori