LAJMI I FUNDIT:

Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës

Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e tunelit në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër.

Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.


I pari i Mi-së ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, në mënyrë  që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme. Lekaj tha se ky segment rrugor, sidomos tuneli, ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës dhe të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë.

Në emër të kreut të Mitrovicës dhe qytetarëve të këtij qyteti ministrin Lekaj, e  nëpërmjet tij MI-në dhe Qeverinë e Kosovës, i falënderoi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori