Leicester City - Arsenal, formacionet zyrtare

Leicester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Dhelprat janë nikoqir të Topçinjve në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet në King Power Stadium nga ora 18:30.
Ekipi i Unai Emeryt vjen në këtë udhëtim nga një formë jo e mirë me tri ndeshje pa fitore dhe synon t'i marr tri pikë të rëndësishme.
Në anën tjetër, vendasit e Brandan Rodgers kanë tri fitore radhazi dhe synojnë fitoren e radhës për të mbetur në pozitat e parë në tabelë.
Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira ta mundshme.
Leicester City: Schmeichel; Pereira, Soyuncu, Evans, Chilwell; Ndidi, Tielemans; Barnes, Perez, Maddison; Vardy.
Arsenal: Leno; Bellerin, Chambers, Luiz, Holding, Kolasinac; Guendouzi, Torreira; Ozil; Lacazette, Aubameyang.
/Telegrafi/




















































