LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Pau Gasol njofton pensionimin si lojtar aktiv nga basketbolli

Legjenda Pau Gasol njofton pensionimin si lojtar aktiv nga basketbolli

Pau Gasol njoftoi pensionimin e tij nga basketbolli të martën, duke i dhënë fund një karriere që zgjati më shumë se dy dekada, ku mes tjerash fitoi dy tituj të NBA dhe Kampionatin Botëror me Spanjën.

41-vjeçari Gasol kishte njoftuar tashmë lamtumirën e tij nga basketbolli me kombëtaren në gusht, pasi Spanja humbi nga Shtetet e Bashkuara në çerekfinalet e Lojërave të Tokios, ku vendi i tij zuri vendin e pestë.

Gasol kishte qenë pjesë e klubit spanjoll Barcelona që nga shkurti. Karriera e tij kishte ngecur paksa sepse kishte një frakturë të këmbës së majtë që e mbajti jashtë për gati dy vjet.

“Unë do të tërhiqem nga basketbolli profesionist. Është një vendim i vështirë pas kaq vitesh, por është një vendim që e kam menduar me të vërtetë”, ka thënë ai.

Njoftimi i daljes në pension u bë në një ngjarje në një shtëpinë e operës në Barcelonë ku morën pjesë ish-shokët e skuadrës dhe anëtarët e familjes, përfshirë gruan e tij, vajzën dhe vëllai Marc Gasoll.

Ai kishte një mesatare prej 17 pikë dhe 9.2 kërcime në 1,226 ndeshje të sezonit të rregullt me ​​pesë ekipe të ndryshme në NBA.

Gasol luajti për klube  si Memphis Grizzlies, Chicago Bulls, San Antonio Spurs, Milwaukee Bucks dhe LA Lakers, ku me këtë të fundit i fitoi dy tituj.

Ai ishte zgjedhja numër 3 në draftin e NBA për vitin 2001, duke u zgjedhur nga Atlanta, që e dërgua te Memphis.

Gasol luajti për herë të fundit në NBA me Bucks në vitin 2019. Ai nënshkroi me Portland Trail Blazers atë vit, por lëndimet nuk e lanë të luante, duke mos bërë asnjë ndeshje.

Gasol fitoi titullin e kampionatit botëror me Spanjën në 2006, dhe ata evropian në vitet 2009, 2011 dhe 2015.

Ai ndihmoi Spanjën të fitonte medalje olimpike në vitin 2008 në Pekin dhe 2012 në Londër , si dhe një të bronztë në vitin 2016 në Rio de Janeiro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori