LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Juventusit, Del Piero e telefonon vazhdimisht talentin Kenan Yildiz

Legjenda e Juventusit, Del Piero e telefonon  vazhdimisht talentin Kenan Yildiz

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero thuhet se telefonon rregullisht Kenan Yildiz pas golit të parë të yllit turk në Serie A kundër Frosinone.

Yildizit kohëve të fundit i është dhënë kohë e rregullt për të luajtur në Allianz Stadium dhe shënoi golin e tij të parë në Serie A në një ndeshje jashtë fushe në Frosinone më 23 dhjetor 2023.


Sipas Gazzetta dello Sport, Del Piero e ka uruar sulmuesin 18-vjeçar përmes një mesazhi privat në Instagram dhe më pas e ka thirrur në telefon disa ditë më vonë.

Juventusi përgatit ofertën afatgjatë për blindimin e talentit Kenan Yildiz
Lexo po ashtu Juventusi përgatit ofertën afatgjatë për blindimin e talentit Kenan Yildiz

Del Piero është një nga idhujt e Yildiz dhe ylli turk feston golat e tij duke nxjerrë gjuhën jashtë, siç bënte ish-sulmuesi italian.

Gazeta italiane shton se Del Piero dhe Yildiz tani janë në kontakt të ngushtë dhe shpesh flasin pas ndeshjeve të Juventusit.

Del Piero është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Juventusit dhe lojtari me më shumë paraqitje në fanellën bardh e zi.

Yildiz iu bashkua sektorit të të rinjve të Bianconerëve në vitin 2022 nga Bayern Munich dhe ka bërë debutimin e tij për ekipin e parë këtë sezon, duke shënuar tre gola në 13 paraqitje me ekipin e parë të Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori