LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Arsenalit: Largoni nga klubi Sanchezin dhe Ozilin

Legjenda e Arsenalit: Largoni nga klubi Sanchezin dhe Ozilin
Ozil dhe Sanchez

Ish kapiteni i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se klubi duhet t’i shes Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezit.

Alexis kërkohet nga Pep Guardiola te Manchester City, ndërsa ka edhe një ofertë interesante nga Bayern Munich.

Edhe për Ozilin nuk mungojnë ofertat, por gjermani duket më pak i ekspozuar nga largimi.

“Nëse ata kanë marrë një vendim që të mos vazhdojnë me këta dy lojtarë, atëherë është vendimi i duhur”.

“Ata kanë qenë në nivel këtë sezon dhe ishin në fushë kur Arsenali pësoi dy humbje nga Bayern Munich, ku pranuan 10 gola. Ky është problemi”.

“Manaxheri duhet të marrë vendimet të drejta. Duhet të sigurohet nëse Sanchez dëshiron 100 për qind të nënshkruajë. Çka do të ndodh? A do të  larohet Ozil”.

“Jam i sigurt që të dy lojtarët duan largimin, pasi duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, dhe Ligën Premier dhe ndoshta mendojnë që nuk mund ta bëjnë me Arsenalin. Klubi është më i madh se këta dy individ”, ka thënë Keown. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori