Legjenda braziliane sulmon egër Ancelottin: Do t’ia grisja kontratën menjëherë


Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj përzgjedhësit të Brazilit, Carlo Ancelotti, pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026.
Ish-fituesi i Kupës së Botës nuk i kurseu fjalët ndaj teknikut italian, duke deklaruar se ai nuk meriton të vazhdojë në krye të kombëtares braziliane.
"Unë do t'ia kisha grisur kontratën. Pas ndeshjes do të kisha hyrë në dhomat e zhveshjes si president dhe do t'i thosha: 'Faleminderit shumë, mirupafshim dhe shko në djall. Më padit në gjykatë dhe ta shohim çfarë ndodh'."
Romario u shpreh se eliminimi i Brazilit është një dështim i papranueshëm dhe se Ancelotti duhet të largohet menjëherë nga posti.
"Nuk ka asnjë mundësi që Ancelotti të vazhdojë si trajner i kombëtares braziliane pas kësaj katastrofe, pas këtij turpi që ka shkaktuar. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: kjo është e papranueshme."

Ai kujtoi edhe trajnerët e mëparshëm të Brazilit, duke theksuar se pas dështimeve janë larguar nga posti.
"Kjo duhet të ndryshojë. Nuk mund të vazhdojë kështu. Patëm Dungën, humbi dhe u largua. Patëm Scolarin, fitoi Kupën e Botës dhe vazhdoi”.
“Patëm Titen, humbi, qëndroi dhe humbi sërish. Tani kemi këtë Ancelottin, humbi dhe prapë do të vazhdojë”, përfundoi ai./Telegrafi/








































