LAJMI I FUNDIT:

Legalizimi i kanabisit, Shqipëria ende nuk e ka njoftuar Brukselin

Legalizimi i kanabisit, Shqipëria ende nuk e ka njoftuar Brukselin

Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Ishte ky qëndrimi i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian. Pohimet e Ministrit nuk e bindën opozitën e cila u shpreh se lufta ndaj krimit bëhet vetëm me letra. 

Qeveria shqiptare nuk e ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian për qëllimin e saj për legalizimin e kanabist mjekësor. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi në Këshillin e Integrimit se kjo çështje ka qenë publike nëpërmjet këshillimit kombëtar.


“Sigurisht ajo është në fazë akoma të idesë dhe ne sapo kemi marrë rezultatet e opinionit publik në lidhje me këtë gjë. Çdo gjë ka qenë publike kështu që të diskutuara partnere dhe në mënyrë specifike të BE-së, pa diskutim që e kanë marrë informacionit”, tha ministri.

Pavarësisht qëllimit, ekzekutivi duket vetëdijshëm për rreziqet që mund të paraqes kjo nismë.

“Pjesët e krimit të organizuar të mos ta shfrytëzojnë këtë për të mos gënjyer njerëz në terren për të thënë që po legalizohet në mënyrë masive kjo gjë. Dhe për këtë gjë kemi marrë masa. Unë kam bërë personalisht takime me drejtuesit e policisë deri në nivelin përgjegjës sektori në mënyrë që ta parandalojnë këtë keq interpretim nga grupe të caktuara”, shtoi Çuçi.

Trafikimi i lëndëve narkotike ishte fokus i diskutimeve në këshill ku opozita nuk hezitoi t’i tregonte Ministrit situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në raportet ndërkombëtare.

“Për herë të parë nga Guardia di Finanza është shtyrë me një muaj periudha e monitorimit të hapësirës ajrore. Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 5 mijë kontrolle të ambienteve të mbyllura e cila është një tendencë e re në kultivimin e kanabisit”, shtoi ai.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian u bë në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Europian për ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori