LAJMI I FUNDIT:

Leeds në bisedime me Steven Gerrard

Leeds në bisedime me Steven Gerrard

Steven Gerrard mund të bëhet me punë të re vetëm disa javë pas largimit nga Aston Villa.

Ish-mesfushori legjendar anglez aktualisht është i papunë, por nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij.


Emri i Gerrard së fundmi është në listën e dëshirave të Leeds United, skuadër që vazhdon të mbetet pa trajner pas shkarkimit të Jesse Marsch.

Drejtuesit e Leeds kanë kontaktuar me anglezin dhe i kanë propozuar projektin e tyre, derisa Gerrard po mendon nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo.

Emri i ish-mesfushorit është edhe në listën e dëshirave të skuadrës tjetër angleze Southampton, por Leeds duket opsion më i pëlqyer për ish-trajnerin e Aston Villës dhe Rangers.

Lampard dhe Gerrard kandidatë për stolin e skuadrës angleze
Lexo po ashtu Lampard dhe Gerrard kandidatë për stolin e skuadrës angleze

Daily Express ka raportuar se kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Gerrard nëse do ta pranojë ofertën e Leeds apo atë të Southampton. /Telegrafi/