LAJMI I FUNDIT:

LeBron James zbulon sekretin e madh në NBA All-Star Game

LeBron James zbulon sekretin e madh në NBA All-Star Game

LeBron James ishte i pranishëm vetëm në pjesën e parë të All-Star Game. Pavarësisht kësaj, në pjesëmarrjen e tij të 19-të në këtë event gjatë karrierës së tij të lavdishme, ylli i Los Angeles Lakers vërshoi mediat me lajmet që dha.

Përveç nderimeve që mori në pjesën e parë së bashku me Kareem Abdul-Jabbar dhe Karl Malone – ku u bë pak javë më parë si koshashënuesi më i mirë në historinë e NBA, ajo që ndodhi me “Mbretin” në fushën e Vivint Smart Home i befasoi të gjithë.


Ndeshja All-Star plot emocione për LeBron James

Jayson Tatum theu të gjitha rekordet për të fituar trofeun Kobe Bryant për MVP në triumfin e Team Giannis ndaj Tam LeBron
Lexo po ashtu Jayson Tatum theu të gjitha rekordet për të fituar trofeun Kobe Bryant për MVP në triumfin e Team Giannis ndaj Tam LeBron

LeBron lëndoi gishtin në dorën e djathtë dhe nuk ishte në gjendje të rikthehej për pjesën e dytë si masë paraprake, lëndimi nuk ishte serioz, por ishte diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen.

Është spekuluar shumë se sa vite kanë mbetur për ish-lojtarin e Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat, kështu që fjalët që u dëgjuan në transmetimin e TNT në shtëpinë e Utah Jazz kanë zbuluar planet e kampionit të NBA.

“Duhet të ngadalësoj. Edhe disa vite të tjera”, deklaroi LeBron James.

LeBron James theu rekordin e pikëve në NBA - për të ka përfunduar debati i më të mirit të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu LeBron James theu rekordin e pikëve në NBA - për të ka përfunduar debati i më të mirit të të gjitha kohërave

Plani për të ardhmen e afërt të LeBron James

Nëse këto fjalë nga “Mbreti” janë ndonjë aluzion i asaj që ai planifikon për të ardhmen, kjo na bën të mendojmë se ai dëshiron të luajë në parket me djalin e tij – Bronny James , i cili është gjithashtu disa vjet larg nga kualifikimi për t’u përzgjedhur në Draftin e NBA-së.

Për momentin dhe pasi ka barazuar Kareem me 19 paraqitje në All-Star Game, James duhet të vendosë mendjen në 23 ndeshjet që i ka mbetur me Lakers këtë sezon, pasi ata janë aktualisht jashtë play-off-it në vendin e 13-të në Konferencën Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori