LeBron James është si vera, sa më i vjetër aq më i mirë dhe me paraqitje më spektakolare.

Ylli amerikan ka bërë një nga paraqitjet më të mira këtë edicion për ta rikthyer skuadrën e tij Los Angeles Lakers te fitorja ndaj Atlanta Hawks.

Lakers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hawks me nëntë pikë diferencë 121:130, edhe pse vendasit kishin epërsinë më të lartë gjatë ndeshjes që shkoi deri në 15 pikë.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

James bëri një nga ndeshjet më të mira dhe vetëm për një asistim nuk arriti shifrën magjike ‘triple-double’, pasi e mbylli këtë duel me 47 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.

Reklama

Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe qendra Bryant me 19 pikë e 17 kërcime, derisa Russell Westbrook shtoi 14 pikë e 11 asistime.

Reklama

Tek vendasit më i miri në këtë duel ishte Trae Young me 29 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/