LAJMI I FUNDIT:

LeBron James e Anthony Davis të pandalshëm, Lakers marrin fitoren e dytë në finale

LeBron James e Anthony Davis të pandalshëm, Lakers marrin fitoren e dytë në finale

Los Angeles Lakers kanë vazhduar shkëlqimin edhe në finalen e madhe të NBA-së.

Skuadra nga Kalifornia ka marrë edhe fitoren e dytë në finale, teksa ka mposhtur Miamin me 10 pikë diferencë 124:114.


LeBron James dhe Anthony Davis kanë vazhduar shkëlqimin edhe në këtë sfidë, ku të dy së bashku kanë shënuar 65 pikë.

James ishte i pandalshëm me 33 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, teksa Davis kontribuoi me 32 pikë e 14 kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori Rajon Rondo që shtoi 16 pikë, ndërsa shtoi edhe 10 asistime.

Ndërsa me pikë dyshifrore e përfunduan takimin edhe Caldwell-Pope dhe Kyle Kuzma që kontribuan me nga 11 pikë.

Heat pati dy mungesa të mëdha këtë mbrëmje, pasi nuk luajtën Goran Dragic dhe Bam Adebayo për shkak të lëndimeve.

Jimmy Butler me 25 pikë, tetë kërcime e 13 asistime ishte më efikasi tek ta, ndërsa Olynyk përfundoi takimin me 24 pikë.

Lakers tani udhëheqin 2-0 në serinë finale, ndërsa ndeshja e tretë zhvillohet të dielën pas mesnatës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori