LAJMI I FUNDIT:

LeBron James dhe Kevin Durant zgjedhin ekipet e tyre për NBA All – Star

LeBron James dhe Kevin Durant zgjedhin ekipet e tyre për NBA All – Star

Ndeshja më atraktive në NBA padyshim që është ajo e All-Star që këtë vit do të zhvillohet në Atlanta.

LeBron James dhe Kevin Durant janë zgjedhur si kapitenët e dy konferencave, derisa dy super yjet amerikanë tanimë kanë zgjedhur edhe ekipet.


Fillimisht dyshja ka zgjedhur basketbollistët startues, pastaj kanë shkuar edhe për rezervistët.

Durant ka zgjedhur pesë startues, pasi ai vet nuk do të jetë pjesë e kësaj ngjarje shkaku i lëndimit të pësuar.

LeBron James ka zgjedhur i pari dhe ka marrë grekun Giannis Antetokounmpo, derisa pas tij zgjodhi edhe Steph Curry, Luka Doncic e Nikola Jokic.

Në anën tjetër Kevin Durant zgjodhi të parin Kyrie Irving, ndërsa pas tij edhe Joel Embiid, Kawhi Leonard, Breadley Beal dhe Jayson Tatum.

Durant zgjodhi i pari rezervistët, ndërsa tër parin që e mori në ekipin e tij ishte shoku i skuadrës te Brooklyn Nets, James Harden.

Nga ana tjetër LeBron James rezervistin e parë e zgjodhi Damien Lillard.

Basketbollistët tjerë rezervë në ekipin e James janë edhe Ben Simmons, Chris Paul, Rudy Gobert, Paul George, Jaylen Brown dhe Domantas Sabonis.

Në anën tjetër basketbollistët tjerë rezervistë tek ekipi i Durant janë edhe Devin Booker, Julius Randle, Nikola Vucevic, Zach LaVine, Zion Williamson dhe Donovan Mitchell. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori