LAJMI I FUNDIT:

Leao: Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve

Leao: Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve

Rafael Leao ka thënë se Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi mposhten Napolin në çerekfinale dhe siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Ylli portugez ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen mbrëmshme duke asistuar tek goli i Giroud, pasi vrapoi nga gjysma e fushës duke kaluar disa lojtarë para se të asistojë.


“Unë gjithmonë përpiqem të kalojë kundërshtarët dhe të vrapoj kundër tyre, e di që mund të bëj diferencën në atë mënyrë. Nëse nuk jam në gjendje të shënoj një gol, kërkoj kolegët e mi, kështu që kalova dy, pashë Giroud dhe e dija se ai mund ta përfundonte”, ka thënë fillimisht Leao.

Milani eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve në ndeshjen dramatike në stadiumin "Diego Armando Maradona"
Lexo po ashtu Milani eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve në ndeshjen dramatike në stadiumin "Diego Armando Maradona"

Kontrata e portugezit zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2024 dhe negociatat për një zgjatje janë zvarritur për më shumë se një vit, por ai la të kuptohej se është më se i lumtur të mbetet.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, këtë e them gjithmonë, është nder të mbroj këtë fanellë. Nuk ka fjalë për njerëzit që punojnë me mua çdo ditë për t’u bërë një lojtar më i mirë”.

“Kam bërë mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe doja të tregoja se çfarë mund të bëja edhe në Ligën e Kampionëve. Mendoj se po e bëj këtë, falënderoj trajnerin tim dhe ekipin”.

Në stilin e Leo Messit: Rafael Leao kaloi një nga një lojtarët e Napolit, për të asistuar te Giroud
Lexo po ashtu Në stilin e Leo Messit: Rafael Leao kaloi një nga një lojtarët e Napolit, për të asistuar te Giroud

Në fund, Leao konfirmoi se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Dua të vazhdoj të ëndërroj, të synoj më lart dhe si të gjithë lojtarët e këtij klubi ëndërrojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve. Jemi shumë afër dhe do të përpiqemi deri në fund”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori