LAJMI I FUNDIT:

Le Mans Hypercar i Ferrarit u xhirua derisa lëvizte në pistë vetëm disa ditë përpara debutimit zyrtar

Le Mans Hypercar i Ferrarit u xhirua derisa lëvizte në pistë vetëm disa ditë përpara debutimit zyrtar

Ferrari është duke vënë ndërhyrjet e fundit në një produkt të ri shumë të rëndësishëm.

Nuk është i destinuar për të dalë në shitje për klientët e rregullt pasi do të përfaqësojë prodhuesin italian të automjeteve në disa nga garat më të kërkuara të qëndrueshmërisë në botë. Bëhet fjalë për makinën Le Mans Hypercar të ri të Ferrarit, që është parë në rrugë vetëm pak ditë para deputimit të tij zyrtar dhe të plotë.


Videoja vjen nga kanali 19Bozzy92 në YouTube dhe shkrimi në video zbulon se makina është xhiruar në pistën e Monzas në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, pamjet nuk e tregojnë automjetin në detaje, por është ende mirë ta shohësh derisa ecë me ritëm të plotë.

Më e rëndësishmja, ne mund të dëgjojmë zhurmën që vjen nga grupi i energjisë së elektrizuar.

Le Mans Hypercar i Ferrarit ende i pa emëruar është testuar gjerësisht në muajt e fundit. Shefi i garave të kompanisë Antonello Coletta, ka thënë së fundmi se automjeti tashmë ka kalur më shumë se 10 mijë kilometra testime.

LMH thuhet se godet pistën çdo 10 ditë dhe supozojmë se ky cikël rraskapitës testimi do të vazhdojë edhe në muajt e rinj.

Megjithatë, detajet teknike rreth LMH-s nuk dihen për momentin. Ka spekulime që qarkullojnë në internet se makina e garës do të fuqizohet nga një motor V6 me turbo të dyfishtë i mbështetur nga një motor elektrik. Rregulloret e klasës LMH në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë kërkojnë që prodhimi maksimal të kufizohet 500 kilovat të kombinuara, që ndoshta do të thotë se duhet të ketë elektronikë speciale në bord që menaxhojnë nivelin e fuqisë.

Le Mans Hypercar i ri i Ferrarit është planifikuar të bëjë paraqitjen publike në pista më 30 tetor gjatë edicionit 2022 të eventit “Ferrari Finali Mondiali” në “Autodromo Internazionale Enzo e Dino Ferrari”, i njohur më mirë si Imola.

Debutimi në garë i makinës është planifikuar për hapjen e sezonit “WEC” në Sebring në mes të marsit të vitit të ardhshëm, kur Ferrari do të kthehet zyrtarisht në garat e durimit për herë të parë në 50 vjet.

Do të jetë interesante të shihet nëse makina e re e garave do të përdoret si bazë për pasardhësin në rrugë të LaFerrarit, që thuhet se do të dalë në treg në vitin 2024. /Telegrafi/