LAJMI I FUNDIT:

LDK shqyrton mundësitë ligjore për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor në Prishtinë dhe Dragash

LDK shqyrton mundësitë ligjore për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor në Prishtinë dhe Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese deklaron se do të përdorë “të gjithë mekanizmat kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të vullnetit të tyre të shprehur në zgjedhjet lokale, veçmas në rastet në të cilat janë evidentuar parregullsi, siç janë Prishtina dhe Dragashi”.

“LDK-ja konsideron se vendimi i Gjykatës Supreme cënon të drejtën kushtetuese të kandidatit të LDK-së, sepse nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit. LDK-ja gjithashtu konsideron se, vendimi i Gjykatës Supreme është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetur për faktin se, ky vendim në arsyetimin e tij megjithëse pranon parregullsitë e evidentuara gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Komunën e Prishtinës, nuk lejon rinumërimin e kutive të votimit si mekanizëm i vetëm për të korrigjuar shkeljet dhe gabimet e evidentuara nga zyrtarët tonë në ditën e zgjedhjeve.


LDK-ja konsideron se është me rëndësi që të sqarohet secila votë e qytetarëve tonë në secilën kuti të votimit, prandaj nga hapja e këtyre kutive të votimit nuk ka nevojë të frikësohet askush përveç atyre që kanë bërë manipulime në forma të ndryshme në ditën e zgjedhjeve.

LDK-ja është e habitur se si Vetëvendosje është barrikaduar, madje edhe duke kërcënuar e shantazhuar organet e pavarura kushtetuese, vetëm që të mos lejojë rinumërimin aq shumë të dëshiruar nga të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Ne konsiderojmë se moslejimi i zbardhjes së të vërtetës rreth procesit të votimit në Komunën e Prishtinës është në kundërshtim me synimin dhe deklarimin e të gjitha subjekteve politike për një proces zgjedhor të rregullt e demokratik.

Qytetarët e Kryeqytetit meritojnë të dinë të vërtetën në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga një kryetar legjitim dhe të pakontestuar nga askush.

LDK-ja respekton të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe i fton ato që të mos bien pre e fushatave linçuese dhe kërcënuese të Vetëvendosjes, por të vendosin sipas fakteve dhe ligjeve në fuqi në mënyrë të pavarur dhe të paanshme” (sic.), thuhet në njoftim të LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori