Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi sot se kjo parti nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga zgjedhjet, pasi qeveria aktuale sipas tij, nuk ka legjitimitet.
Ai tha se do të tentohet të arrihet konsensus me subjektet e tjera për të zgjidhur çështjet e rëndësishme për Kosovën, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhje të lira dhe demokratike.
Këto komente Veliu i bëri pas takimit që pati me përfaqësues të Partive Popullore Evropiane, ku kishte kërkuar mbështetje për Kosovën në përmbushjen e agjendës evropiane.
Sipas tij, kriza aktuale në vend nuk tejkalohet ndryshe përpos se me zgjedhje të reja të lira, në mënyra që vendi të ketë një qeveri legjitime.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet, sepse zgjedhjet në një situatë të tillë të krizës janë të nevojshme dhe të domosdoshme, sepse pa zgjedhje kjo krizë nuk tejkalohet. Kështu që ne në radhë të parë i kemi dhënë rëndësi konsensusit. Nëse konsensusi nuk ka sukses, atëherë ne do të shkojmë në hapin tjetër”, tha ai.
Numri dy i LDK-së bëri të ditur se do të marrin pjesë në tryezën që do të mbahet nesër me partitë e tjera politike, me ç’rast theksoi se LDK ka konfirmuar qysh në fillim pjesëmarrjen meqenëse ka qenë iniciatorë e këtyre takimeve.
“Edhe atë ditë e kemi konfirmuar pjesëmarrjen, edhe sot po e konfirmojmë pjesëmarrjen. Do të jemi pjesë e tryezës dhe sigurisht do ta japim kontributin tonë në arritjen e një konsensusi nëse ka vullnet edhe prej partive tjera, konkretisht prej subjekteve të koalicionit për çështje që janë me interes për Kosovën për një periudhë të caktuar kohore në mënyrë që t’i tejkalojmë këto tema dhe pastaj të bisedojmë për datën e zgjedhjeve në mënyrë që qeveria që del nga zgjedhjet e lira të jetë me legjitimitet, sepse sikurse e dini kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend