LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon rrëzimin e Qeverisë, shoqëria civile thotë se opozita nuk ka unitet (Video)

LDK kërkon rrëzimin e Qeverisë, shoqëria civile thotë se opozita nuk ka unitet (Video)

Mungesa e unitetit politik mes subjekteve të opozitës e pamundëson realizimin e kërkesës së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë. Kështu të paktën thonë njohësit e çështjeve politike në vend.

Njohësit e çështjeve politike në vend, po e shohim si të pamundur realizimin e kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Valmir Ismaili nga Organizata “Demokracia Plus”, thotë se as Qeveria nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar shumë ligje në Kuvend, por as opozita nuk ka numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e qeverisë.

“Jemi në situatë shumë të çuditshme. Një njërën anë qeveria nuk i ka numrat për të kaluar pothuajse asgjë në Kuvendin e Kosovës, e në anën tjetër kemi një opozitë jo unike. PSD-ja në shumicën e rasteve po është në Kuvendin e Kosovës duke i plotësuar  pozitës kuorumin, gjë që tregon se ata ndoshta nuk janë shumë të interesuar për zgjedhje. Nga ana tjetër kemi LDK dhe Vetëvendosje, të cilët as vetë nuk kanë qëndrim të qartë për zgjedhje, pasi përkundër deklaratave ata nuk kanë veprime këmbëngulëse”, tha Ismaili, për RTV Dukagjini.

Ismaili, po ashtu thotë se edhe deputetët e koalicionit qeverisës, që janë deklaruar vazhdimisht pro rrëzimit të Qeverisë, nuk do ta votojnë një mocion të tillë.

“Deklaratat e deputetëve Zeka, Berisha apo Tahiri nuk duhet të merren shumë seriozisht, pasi ata deklaratat e tyre mund t’i përdorin për ndonjë lloj përfitimi”, tha Ismaili, përcjell Telegrafi.

Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se mungesa e unitetit politik, bënë që kërkesa e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë të jetë e parealizueshme.

“Ne kemi vërejt që ka deklarata të ndryshme të partive politike opozitare për rrëzimin e qeverisë, por përderisa nuk ka veprime konkrete për inicim të një mocioni, ata mbesin vetëm deklarata. Kjo na bën me dije se opozita nuk po mund t’i arrijë votat për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë”, tha Aliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ditë më parë ka bërë të ditur  se deri më tash i ka 57 vota  për rrëzimin e Qeverisë. /Telegrafi/

LDK kërkon rrëzimin e Qeverisë, shoqëria civile thotë se opozita nuk kanë unitet

LDK kërkon rrëzimin e Qeverisë, shoqëria civile thotë se opozita nuk ka unitet

Publiée par DossierD – RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori