Lazio ka pësuar në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 2-1, në një ndeshje të dobët të zhvilluar nga ana e kryeqytetasve.

Se Lazio do ta kishte të vështirë tregon edhe goli i shënuar nga Giacomo Raspadori në minutën e 9-të që u anulua vetëm pas rishikimit në VAR, por që ka krijuar shumë polemika.


Lazio shkoi në pushim në epërsi, pasi që Luis Alberto, shënoi në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë Sassuolo arriti të barazojë shifrat pas një aksion shumë të bukur.

GettyImages 1255603565 Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Francesco Caputo asistoi te Giacomo Raspadori, ku ky i fundit shënoi në portën e zbazët për 1-1.

Krejt në kohën shtesë Sassuolo mori fitoren me një gol të Caputos për 2-1.

Kjo ishte humbja e tretë në tre ndeshje për Lazion që tani rrezikon ta humbas edhe pozitën e dytë, pasi ka 68 pikë, dy më pak se Atalanta që luan ndaj Juventusit sonte. /Telegrafi/

telegrafi sport app