Lucas Leiva do të luajë te skuadra e Lazios nga sezoni i ri, kjo tashmë është konfirmuar nga klubi italian.

Gjatë ditës së hënë, mbrojtësi defensiv iu nënshtrua testeve mjekësore dhe tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij nga Liverpooli.

Ai i kaloi me sukses testet mjekësore (Twitter)

“S.S. Lazio njofton për transferimin e lojtarit Lucas Leiva Pecini, i lindur më 9 janar 1987, nga klubi anglez Liverpool FC”, thuhet në një njoftim të Biancocelestëve.

Lucas Leiva arrin në Romë, i lumtur për kalimin te Lazio (Foto) Lucas Leiva arrin në Romë, i lumtur për kalimin te Lazio (Foto)

Braziliani është pjesë e Redsave që nga viti 2007, kur u transferua nga Gremio.

Dhjetë vjet ishte pjesë e Liverpoolit (Twitter)

Me Liverpoolin e ka fituar vetëm Kupën e Ligës në sezonin 2011/2012. /Telegrafi/