LAJMI I FUNDIT:

Lazio kërkon 30 milionë euro për De Vrij

Lazio kërkon 30 milionë euro për De Vrij
De Vrij dhe Immobile

Lazio thuhet se do të shesë këtë muaj mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij, vetëm nëse një skuadër ofron shumën e kërkuar prej të paktën 30 milionë euro.

Qendërmbrojtësi holandez është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe deri më tani ai nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re.


Është menduar se ka mosmarrëveshje mbi nivelin e lirimit të klauzolës që do të vendoset në të dhe duket gjithnjë e më shumë se ka gjasa që ai të largohet si një transferim i lirë gjatë verës.

Interi dhe De Vrij arrijnë marrëveshje, Lazio në panik
Lexo po ashtu Interi dhe De Vrij arrijnë marrëveshje, Lazio në panik

Klubi Biancocelesti mund të shikojë që të fitojë të holla në këtë muaj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Premium Sport raporton se ata do ta shesin atë vetëm jashtë vendit, pra jo në Serie A.

Stefan De Vrij (Getty Images)

Interi është lidhur me mbrojtësin holandez, por Lazio nuk duan të forcojnë një rival direkt për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, ata do të kërkonin të paktën 30 milionë euro për De Vrij, shifër e cila mund të largojë blerësit potencialë, duke pasur parasysh se mund ta marrin atë falas gjatë verës.

Mascherano dhe Umtiti të lënduar, dyshja holandeze Blind e De Vrij në ‘radarin’ e Barcelonës
Lexo po ashtu Mascherano dhe Umtiti të lënduar, dyshja holandeze Blind e De Vrij në ‘radarin’ e Barcelonës

Mendohet se Valencia dhe Zenit St Petersburg janë të interesuara për të, por nuk është e qartë nëse do të jenë të gatshëm të paguajnë një tarifë të tillë të lartë transferimi.

Për holandezin interesim ka pasur edhe Barcelona, por pas transferimit të Yerri Mina, vështirë se do kërkohet ndonjë emër tjetër. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori